Aktualitet

Afrim Qendro emërohet prefekt i Tiranës

18 Nëntor 2021, 11:56 Nga DOSJA
Afrim Qendro emërohet prefekt i Tiranës

TIRANË– Afrim Qendro është emëruar prefekt i qytetit të Tiranës. Mësohet se Qendro ka marrë zyrtarisht postin e ri me vendim të këshillit të ministrave, mbledhje e zhvilluar një ditë më parë, dy muaj pasi u largua nga Vlora u mbante detyrën ne nëkryetarit të Bashkisë.

Largimi i tij nga Vlora u konfirmua nga vetë Qendro, i cili tha se do të zhvendosej në Tiranë pranë familjes së tij, duke shtuar se detyrën e tij në Vlorë e ka kryer për vite me radhë.

Afrin Qendro ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Vlorës më 22 korrik të vitit të shkuar. Ai ka qenë më herët edhe kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Vendimi:

V E N D I M
PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Mersin Murataj, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Afrim Qëndro emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore afrim qendro afrim qendro ne tirane tirane afrim qendro afrim qendro ne tirane tirane

Sondazh

Poll