Aktualitet

250 kg drogë në dy plantacione, shkatërrohet grupi me 8 shqiptarë në Spanjë

18 Nëntor 2021, 19:08 Nga DOSJA
250 kg drogë në dy plantacione, shkatërrohet grupi me 8

VALENCIA – Një grup shqiptarësh prej 8 vetash është arrestuar nga Policia Kombëtare në Valencia. Efektivët sekuestruan 2 plantacione me marijuanë, në të cilat kultivoheshin mbi 2 mijë rrënjë me peshë 250 kg, 4 kg marijuanë e përpunuar, 6500 euro, një automjet dhe disa pajisje të përpunimit të drogës.

Personat i përkasin grupmoshës 18-42 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e prodhimit/përpunimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.

Hetimet për zbulimin dhe ndalimin e grupit kishin nisur që në muajin gusht, kur u gjet një sasi droge e braktisur në një depo në Catarroja.

Marrë nga “Las Provincias” 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptare ne spanje pastrim parash plantacion me marijuane trafik droge ne spanje arrestohen shqiptare ne spanje pastrim parash plantacion me marijuane trafik droge ne spanje

Sondazh

Poll