Aktualitet

Leja e drejtimit rinovohet vetëm me ‘provë’,Çeliku: Shoferët të testohen në dy raste

17 Nëntor 2021, 19:00 Nga DOSJA
Leja e drejtimit rinovohet vetëm me ‘provë’,Çeliku:

TIRANË – Ish-zv/ministri Punëve Publike dhe Transportit Sadedin Çeliku është shfaqur kundër urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe në lidhje me rinovimin e lejes së drejtimit të shoferëve duke u testuar paraprakisht.

Në një postim në rrjetet sociale, Çeliku thekson se ky urdhër është një shkelje e ligjit, pasi vetëm në dy raste mund të testohen shoferët: kur nuk janë të aftë në gjendje shëndetësore për të drejtuar automjetin dhe kur mbaron afati ligjor i lejes që bëhet e pavlefshme. Sipas Çelikut, kjo gjë mund të rregullohet me një akt normativ. Megjithatë, sërish ky urdhër nuk do të ulë numrin e aksidenteve në vendin tonë.

POSTIMI I SADEDIN ÇELIKUT

MBI URDHËRIN E D.P.SH.T.RR. PËR LEJET E DREJTIMIT TË AUTOMJETEVE

Mësojmë se Blendi Gonxhe aktualisht drejtori i përgjitheshem i sherbimeve te transportit rrugor që njihet si njeri që nxjerr rregulla të paligjshme,ka publikuar se fundi se drejtuesit të cilët aplikojnë për lejen e re te drejtimit kur kjo e fundit i ka mbaruar afati duhet ti nënshtrohet një testi qe lidhet me njohuritë e tyre sa i takon sigurisë rrugore.Gjate kesaj interviste do merren parasysh gjithashtu dhe pikët,pra,sa shkelje e kondravajtje ka bërë aplikanti. Sigurisht që çështjet e sigurisë rrugore ka rëndësi përmanente jo vetem në vëndin tonë por në të gjithë Botën për shkak se çdo vit humbin jetën nga aksidentet me pasojë rreth 1,5 miljon njerëz.Kjo është arsyeja qe ju kushtohet vëmëndje. Nuk kam asgjë rreth dëshirës për të përmisuar gjithçka që shkon keq.Problemi është zbatimi i ligjit dhe pikerisht këtu çalon Shqipëria që vuan prej tre dekadash per shkak se nuk zbatohen ligjet. Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë ka paraparë me kujdes se si dhe kur rinovohet patenta ( neni 137,138,139,140 etj). Nuk ka të drejtë askush ti marrë në provim apo test drejtuesit e automjeteve përveç rasteve që parashikohen me ligj,pra kur është i paaftë nga ana shendetesore për të drejtuar automjetin dhe kur mbaron afati ligjor qe leja bëhet e pavlefshme.Raste te tjera nuk parashikon ligji.Megjithatë kjo mund te realizohet edhe pa amenduar ligjin,pra me një akt normative qe bazohet në VKM nr. 153 datë 07.04.2000 “ për miratimin e rregullores në zbatim të kodit rrugor të Republikës së Shqipërisë”. Marrja në test në atë mënyre siç kërkon ta bëjë Gonxhe është krejtësisht e paligjshme dhe drejtuesit e automjeteve nuk duhet ta zbatojnë urdherin e tij. Problemi tjeter qe buron nga ky urdhër është se përmes këtij testi nuk reduktohen aksidentet dhe as përmisohet siguria rrugore.Pra kjo masë nuk do te ketë asnjë impakt dhe asnjë efekt.

(d.v.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhe dpshtrr leja e drejtimit blendi gonxhe dpshtrr leja e drejtimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2021, 20:55

Zjarr në një servis makinash në Gjirokastër

GJIROKASTËR– Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pikë servisi makinash në qytetin e Gjirokastrës. Nga të dhënat e para rezulton se zjarri ësh...