Art&Argëtim

Arrestohet modelja braziliane, dyshohet se urdhëroi vrasjen e partnerit të saj

17 Nëntor 2021, 20:54 Nga DOSJA
Arrestohet modelja braziliane, dyshohet se urdhëroi vrasjen e partnerit

BRAZIL- Camila Marodin, një modele braziliane dhe influencuese e mediave sociale, thuhet se është arrestuar nën dyshimin se ka urdhëruar vrasjen e burrit të saj në festën e ditëlindjes së djalit të tyre në fillim të këtij muaji. Shethepeople shkruan se ajo gjithashtu njihet si drejtuesja e një karteli droge në vend.

Festa e katërt e ditëlindjes së djalit ishte më 7 nëntor, ku burri u qëllua nga njerëz që dyshohet se punonin nën drejtimin e tij. Marodin u arrestua pesë ditë më vonë nga Matinhos në Parana, në rrugën e kthimit nga shtëpia e nënës së saj. Policia po heton gjithashtu lidhjen e saj me vdekjen e dy ish-policëve në të njëjtën periudhë.

Fillimisht besohej se bashkëshorti i Marodin, Ricardo, drejtonte një kartel, por pas vdekjes së tij, raportohet se mund të ketë qenë modelja që drejtonte bizneset ilegale. Sipas raportimeve, një hetim rreth Marodin dhe burrit të saj kishte vazhduar për një vit.   Ajo u arrestua pranë shtëpisë së nënës së saj, ku ajo besohet të ketë fshehur një armë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz camila marodin ricardo marodin camila marodin ricardo marodin

Sondazh

Poll