Aktualitet

Apeli paralajmëron grupin e Shullazit: Nëse mungojnë avokatët, gjykoheni pa mbrojtje

17 Nëntor 2021, 10:46 Nga DOSJA
Apeli paralajmëron grupin e Shullazit: Nëse mungojnë

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka paralajmëruar të pandehurit Emiljano Shullazi dhe Glimando Danin, se do të gjykohen pa mbrojtje nëse avokatët e tyre do të vijojnë të mos paraqiten në seanca. Lajmërimi është bërë pasi prej disa seancash, Shullazi e Danin dalin para trupës gjykuese pa praninë e avoktatëve të tyre, duke bërë që seancat të shtyhen.

Grupi i Shullazit është dënuar nga Gjykata e shkallës së pare dhe po përballet ne Apel, ku ka nisur një ‘telenovele’ me shtyrje seancash.

Ata ndodhen në regjimin 41-bis në burgjet shqiptare që ka nisur të zbatohet që prej gushtit të 2020. Në ato qeli qëndrojnë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë apo ata që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes e burgosjes. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi gilamndo dani emiljano shullazi gilamndo dani

Sondazh

Poll