Aktualitet

Djegia e çifit në Gjirokastër, shefi i zjarrëfikëses:U gjetën te dera të karbonizuar

17 Nëntor 2021, 10:06 Nga DOSJA
Djegia e çifit në Gjirokastër, shefi i

GJIROKASTËR-Çifti Fotini dhe Irakli Panajoti humbën jetën mbrëmjen e djeshme pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në Gjirokastër. Shefi i zjarrfikëses, Alqi Kosta është shprehur se çifti u gjet te dera të karbonizuar.

“Në orën 9:30 morëm njoftimin për djegien e banesës. Pesë zjarrfikës, të cilëve iu bashkova dhe unë, u nisëm për në vendngjarje, por terreni i keq vonoi mbërritjen për të shuar flakët. Kur shkuam pamë ndërtesën dykatëshe që po digjej dhe kishim informacione që brenda ishin dy të moshuar. Banesa ishte me çati dërrase dhe dysheme dërrase. Nga ekspertiza e parë u evidentua që gatuanin me bombol gazi dhe shkaku kryesor i zjarrit dyshohet se ka qenë bombola e gazit. Bombola e gazit u gjet jashtë shtëpisë, dyshohet se ka patur rrjedhje gazi. Të dy trupat u gjetën në derën e jashtme të shtëpisë, pra janë munduar të dalin jashtë. Trupat ishin karbonizuar”, thotë ai.

Fotini Panajoti, 73 vjeçe dhe Irakli Panajoti, 84 vjeç janë çifti që nuk kanë mundur që të dalin në kohë nga banesa, ndërkohë që zjarrfikëset kanë vonuar shumë për të mbërritur në vendin e ngjarjes, për shkak se bëhet fjalë për një fshat të thellë.

Policia njoftoi ditën e djeshme se në banesë kanë jetuar dy persona, ndërkohë që trupat e tyre të pajetë janë gjetur të shkrumbuar. Vijojnë hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet se ka rënë për shkak të një defekti në rrjet.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fotini panajoti zjarr ne gjirokaster fotini panajoti zjarr ne gjirokaster

Sondazh

Poll