Aktualitet

VD-KUVENDI- Xhafaj:SPAK pa rezultate, e patolerueshme, njerëzit më të paguar në vend

16 Nëntor 2021, 08:53 Nga DOSJA
VD-KUVENDI- Xhafaj:SPAK pa rezultate, e patolerueshme, njerëzit më

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Famir Xhafaj ka kritikuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për mungesën e rezultateve. Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj tha se drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë janë njerzit më të paguar në Shqipëri, por është e patolerueshme që ende nuk kanë rezultate. Xhafaj shtoi se edhe investimet apo mungesa e zyrave nuk mund të jetë diçka që mund të diskutohet ende.


“Buxheti do ti japë një shtytje zhvillimit ekonomik dhe social. Vendimmarrja duhet të jetë gjithë përfshirëse. Lajm shumë i mirë rritja e ndjeshme buxhetit të SPAK.  Le të shpresojmë të shohim rezultate më të mira, se ato që kemi parë deri tani në drejtësi. Buxhetimi për institucionet e drejtësisë nuk mund të jetë i ngjashëm me institucionet në varësi të egzekutivit. E papranueshme që kur kanë kaluar 2 vite që nga fillimi punës së SPAK,  flitet për mungesë zyrash për prokurorët dhe hetuesit e BKH-së. Ende nuk ka një përllogaritje në buxhet me ndryshimin e hartës gjyqësore. Nuk ka asnjë angazhim për rritjen e studentëve në shkollën e magjistraturës. Mjediset aktuale në Gjykatën e Lartë janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk po gjenden fonde për ndërtimin e një gjykate të re. Nuk duhet të mos shohim edhe anën tjetër, përgjegjshmërinë e vet institucioneve për buxhetin. Besoj se para së gjithash duhet të ndryshojë politikbërja për menaxhimin e buxhetit të këtyre institucioneve. Njerëzit e drejtësisë janë sot njerëzit më të paguar në vend. Nuk janë dhuratë e askujt, janë investim nga taksat e qytetarëve të këtij vendi. Kërkojmë nga isntitucionet e drejtësisë më shumë përgjegjshmëri transparencë, luftë kundër krimit të organizuar dhe pandshkueshmërinë në nivele të larta, mbështetjen e buxhetit e keni. Buxhetimi për institucionet e drejtësisë nuk mund të jetë i ngjashëm me programimin rutinor të institucioneve, nëse duam që të respektojmë pavarësinë e tij. E papranueshme që kur kanë kaluar mbi 2 vjet nga fillimi i punës së SPAK sot ende flitet për mungesë zyrash, më keq akoma që ende nuk janë zgjidhur mosvarrëshjet për fondet buxhetore të policisë gjyqsësore të BKH, proces që duhet të ishte mbyllur prej kohësh. Njerëzit e këtij sistemi prokurorë e gjyqtarë duhet të kuptojnë përgjegjësinë. Ata janë sot njerëzit më të paguar në këtë vend, janë para investim nga taksat e këtij vendi që ende kanë besim në sistemin e drejtësisë. Koha të veproni e justifikoni besimin e marrë. Koha për të  kthyer drejtësinë e munguar për të bërë drejtësi për barazi para ligjit,”- tha Xhafaj. 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike fatmir xhafaj seance plenare 16 nentor 2021 fatmir xhafaj seance plenare 16 nentor 2021

Sondazh

Poll