Aktualitet

Salianji me telefon, Braçe me Ballën e Dhimën, ç’ndodhi pas sherrit në Kuvend

16 Nëntor 2021, 12:01 Nga DOSJA
Salianji me telefon, Braçe me Ballën e Dhimën,

TIRANË– Sherri në sallën e Kuvendit të Shqipërisë mes socialistit Erion Braçe dhe demokratit Ervin Salianji, i ka ndarë deputetët edhe jashtë ambienteve të tij.

Në videon e sjellë nga Dosja.al shihet se Braçe ka dalë nga salla e Kuvendit dhe po bisedon me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nga ana tjetër, Salianji shihet me teefon në vesh teksa i drejtohet portës së madhe.

Të dy u përplasën sot në Kuvend, pasi Salianji e akuzoi Braçen se ka dalë në përgjimet e antimafias italiane që zbuluan biznesmenin Rezart Taçi në skemën e pastrimit të parave të grupit të mafiozëve italiane. Kundërpërgjigjia e Braçes dhe fjala ‘kone’ që përdori Salianji bëri që të dy të përplaseshin fizikisht. Mes tyre ndërhyri Garda e Republikës.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore erion brace ervin salianji seance plenare 16 nentor 2021 erion brace ervin salianji seance plenare 16 nentor 2021

Sondazh

Poll