Aktualitet

Dëshmia e shokut të Erigers Mihasit: Nuk ulej në lokale, kontrollonte makinat

16 Nëntor 2021, 11:23 Nga DOSJA
Dëshmia e shokut të Erigers Mihasit: Nuk ulej në lokale,

TIRANË– Miku i Erigers Mihasit ka dëshmuar se shoku i tij kishte gjithmonë kujdes kur lëvizte me makinë. Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar një pjesë nga dëshmia e personit me inicialet A.H, i cili ka dëshmuar për policinë se Mihasi nuk ulej në lokale prej muajsh, e se kur dilte me shokët lëvizte vetëm me makinë.

“Erigersi ishte shumë i kujdesshëm kur lëvizte, kontrollonte deri me 4 makina mbrapa. Kishte disa muaj që nuk ulej në lokale, por kur dilte me ta lëvizte me makinë. Prej kohësh evitonte qëndrimet në ambientet publike dhe ishte vigjilent kudo që lëvizte. Të vetmet vende që qëndonte ishin rreth zonës ku kishte shtëpinë, me njerëz që u besonte-, ka thënë shoku i viktimës.

Erigers Mihasi dhe Armand Dumani u qëlluan për vdekje në zonën e Astirit, brenda “Audi”-t me ngJyrë të bardhë me targa “AA 008 EM”, i cili ishte në lëvizje. Atentatorët qëlluan nga një tjetër makinë në lëvizje e llojit “Toyota”, e targa AA 532 ON që rezultojnë të vjedhura në Tiranë, në korrik të kësaj vere. Ky ,mjet, por i djegur është e vetmja gjë që kanë lënë autorët pas.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me dy viktima ne astir erigers mihasi vritet erigers mihasi atentat me dy viktima ne astir erigers mihasi vritet erigers mihasi

Sondazh

Poll