Art&Argëtim

Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor që veshi në videoklip!

14 Nëntor 2021, 12:45 Nga DOSJA
Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor që veshi në

TIRANË- Në Muzeun Etnografik të Tiranës, që bashkia do ta krijojë brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve”, do të ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, të cilin këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e veshi në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit ‘Bang’. Lajmin për dhurimin e kostumit e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter.

“Shume faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang'”, shkruan Veliaj.

Godina e “Sarajeve të Toptaneve” ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që në kohën e “Zogut” dhe pas shpronësimit do të kthehet në një muze të qytetit. Në njërin kat do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës, kurse në katin tjetër do te përkujtohen marrëdhëniet speciale Shqipëri-Amerikë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri rita ora rita ora

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Nëntor 2021, 07:11

Ndërron jetë shkrimtari Wilbur Smith

AFRIKË E JUGUT- Wilbur Smith, mbreti i romaneve aventureske, një nga autorët më pjellorë dhe më të famshëm në botë, vdiq të shtunën më 13 nëntor në Cape To...