Art&Argëtim

‘Ende e dua…’/ Graniti për ish-partneren jashtë ‘BBV’: Fifit s’i premtova martesë…

14 Nëntor 2021, 12:32 Nga DOSJA
‘Ende e dua…’/ Graniti për ish-partneren jashtë

TIRANË- Pas daljes nga Big Brother Vip, ish-futbollisti Granit Cana ka folur për Fan Club, duke dhënë më tepër detaje rreth marrëdhënies së krijuar mes tij dhe Fifit brenda shtëpisë dhe në anën tjetër për të dashurën e tij jashtë! Graniti tha se me Fifin e kanë lidhur shumë gjëra që prej fillimit dhe bisedat me të e ka bërë të ndihet mirë.

“Mua më kanë lidhur shumë gjëra me Fifin që në fillim! Prej fillimit që kam filluar muhabet. Ashtu jam ndjerë për gjithçka kam bërë. Lidhje s’kam pas aty jam futur single. Ka qenë çështje e kohës. Si kam premtuar Fifit që do e marr nuse për shpi, por i kam thënë që do njihemi”, u shpreh Graniti.

Më tej, ai shton se është futur brenda shtëpisë së BBV ’single’, ndërsa me vajzën që ende e ka në zemër kanë lënë marrëdhënien e tyre pezull dhe arsyeja ka qenë pjesëmarrja në spektakël.

“Unë kam qenë single kur jam futur në Big Brother. Single kam qenë, ka qenë diçka pezull! Vajza që është jashtë kërkoi falje për letrën, më ka ardhur keq për ty, është ndjerë keq sepse edhe ajo e ka përjetuar keq që unë dola. Nuk u ndjerë mirë për punën e Fifit dhe e ka vuajtur. Kur ka ardhur puna e Big Brother ajo është ndjerë keq dhe e kemi lënë. Marrëveshje nuk kemi bërë, jam futur vetvetja pa asnjë skenar. Filloi me u bo lidhja pak toksike dhe arsyeja kryesore e ndarjes ishte hyrja në Big Brother. Po kam folur me atë vajzën, kemi mbet me u taku, dhe shpresoj të sqarojmë gjërat. Do doja të ktheheshim përderisa e kam akoma në zemër”, tha më tej Graniti.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip granit cana big brother vip granit cana

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Nëntor 2021, 07:11

Ndërron jetë shkrimtari Wilbur Smith

AFRIKË E JUGUT- Wilbur Smith, mbreti i romaneve aventureske, një nga autorët më pjellorë dhe më të famshëm në botë, vdiq të shtunën më 13 nëntor në Cape To...