Art&Argëtim

“Ndihej e poshtëruar”/Nëna e Lady Gagës flet për betejën e këngëtares me depresionin

13 Nëntor 2021, 18:37 Nga DOSJA
“Ndihej e poshtëruar”/Nëna e Lady Gagës flet për

SHBA- Nëna e këngëtares amerikane Lady Gaga, Cynthia Germanotta, ka folur për shëndetin mendor të këngëtares në vitet e adoleshencës. Duke folur për “Hello” Cynthia ka rrëfyer se depresioni i Lady Gaga filloi kur ishte duke ndjekur shkollën e mesme në Nju Jork.

Cynthia zbuloi se vajza Lady Gaga, emri i lindjes së së cilës është Stefani Germanotta, ishte ngacmuar nga shokët e klasës për shkak se ishte “unike”.

“Filloi të luftonte me sfidat e shëndetit mendor, përfshirë depresionin dhe ankthin, në një moshë të re. Kjo erdhi si pasojë e bullizimeve nga bashkëmoshatarët e saj për shkak të veçantisë së saj. Ajo ndihej e izoluar, e poshtëruar, e tallur. Dhe pikërisht atëherë u përball me depresionin”, tha nëna e saj. “Ne u përpoqëm si prindër ta ndihmonim, por s’dinim gjithçka,”- tha nëna e këngëtares.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz cynthia germanotta lady gaga cynthia germanotta lady gaga

Sondazh

Poll