Aktualitet

Digjet në Thumanë makina e atentatorëve të Mihasit e Dumanit, targat e vjedhura

13 Nëntor 2021, 19:42 Nga DOSJA
Digjet në Thumanë makina e atentatorëve të Mihasit e

TIRANË- Një makinë e cila u dogj jashtë Tiranës, dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.

Makina tip “Toyota” e cila dyshohet se iu përkiste atentatorëve u dogj jashtë Tiranës në Thumanë. Targat e mjetit që u gjet i djegur janë AA 532 ON, dhe rezultojnë të vjedhura në Tiranë. Sipas burimeve në makinë janë gjetur dhe dy kallashnikov.

Njoftimi i policisë: Ndërkohë në Thumanë është gjetur një automjeti tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes. Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Dy viktimat Erigers Mihasi dhe Armando Dumani ndodheshin në mjetin luksoz të llojit “Audi” me njgyrë të bardhë me targa ‘AB 008 EM’ në zonën e njohur si ‘dy rrathët’ në Unzën e Re në momentin që u qëlluan nga një makinë tjetër e cila ka qenë në lëvizje. Makina e atentatorëve u largua menjëherë nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tyre.

LAJM KRYESOR: Atentat në Astir, qëllohet drejt “Audi”-t të parkuar, dy viktima

(f.i/dosja.al)

 

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armando dumani atentati me 2 viktima ne astir erigers mihasi armando dumani atentati me 2 viktima ne astir erigers mihasi

Sondazh

Poll