Aktualitet

Kontrolli i fundit! Mihasi e Dumani u ndalën nga policia 30′ para se të vriteshin

13 Nëntor 2021, 21:20 Nga DOSJA
Kontrolli i fundit! Mihasi e Dumani u ndalën nga policia 30′ para se

TIRANË– Erigers Mihasi e Armando Dumani të cilët u vranë sot në atentat janë kontrolluar nga efektivët e policisë vetëm 30 minuta para se të ekzekutoheshin në zonën e “Politeknikut”. Vëmendjen policisë mësohet se ia kanë tërhequr xhirot e shumta që po bënin të rinjtë. Kështu, se 32-vjeçari po drejtonte mjetin e llojit “Audi” brenda të cilit u vra në momentin që një efektiv i Policisë Rrugore e ndaloi dhe i kontrolloi dokumentacionin e nevojshëm.

E njëjta procedura rezulton të jetë ndjekur edhe me Armando Dumanin, 26–vjeçarin që ishte pasagjer. Më pas, të lirë të dy kanë vijuar rrugën drejt Astirit ku dhe u ulën në një bar-kafe. Pak minuta më vonë, në rrugë u zunë pritë atentatorët dhe i ekzekutuan në semafor.

LAJM KRYESOR: Ekzekutohen brenda “Audi”-t në Astir Erigers Mihasi e Armando Dumani (Zhvillimet)

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me dy viktima ne astir vritet armando dumani vritet erigers mihasi atentat me dy viktima ne astir vritet armando dumani vritet erigers mihasi

Sondazh

Poll