Politike

‘A do vetëshpalleshit “non grata” për Berishën?”/ Belind Këlliçi: E mora parasysh

12 Nëntor 2021, 21:01 Nga DOSJA
‘A do vetëshpalleshit “non grata” për

TIRANË– Kryetari në ikje i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një deklaratë të fortë. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Këlliçi u shpreh se ishte gati që edhe të shpallej i padëshiruar në Amerikë nëse do të ishte e nevojshme për të qenë në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“E kam marrë parasysh edhe këtë ndëshkim nëse mund të quhet kështu, siç nuk kam shkuar kohët e fundit. Unë kam një qytetar amerikan në familje, kam bërë shkollën në SHBA. Je suis ‘non grata’,”-tha ai në fjalën e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non-grata” më 19 maj nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belind kelliçi sali berisha sali berisha shpallet non-grata belind kelliçi sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll