Politike

Ligji për shpronësimet, Berisha nga Saranda: Do të anulohet i pari

12 Nëntor 2021, 18:24 Nga DOSJA
Ligji për shpronësimet, Berisha nga Saranda: Do të anulohet i

SARANDË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nëse do të vijë në pushtet, do ta anulojë ligjin për investimet, pasi kërcënon çdo ditë e më shumë tokat e pronarëve në bregdet. Gjatë ‘Foltores’ së sotme në Sarandë, Berisha tha se ligji do të jetë nga të parët që do të anulohet dhe se toka do tu kthehet pronarëve.

“Miratuan ligjin. Ligji i korporatës së investimeve kërcënon çdo metër sipërfaqe të tokës së pronarëve të bregdetit shqiptar. Prisni se mafia nuk ka vetëm Shqipëri. Dëgjoj se himariotë nga Bostoni po lavdërojnë ligjin e Edi Ramës. Më shkoi mendja do të thotë të njëksionerë. Ai ligj do të anulohet i pari, i pari. Si të shpronësosh pronarin sepse do vijë x dhe do investojë. Kjo do të marri fund dhe ne kthejmë pronën dhe pronarin si shtyllë të forcave tona konservatore,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Nis ‘Foltorja për PD’! Berisha në Sarandë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll