Politike

Vokshi publikon formularin me firmën për Kuvendin: Basha të mos fshihet pas SHBA

12 Nëntor 2021, 18:24 Nga DOSJA
Vokshi publikon formularin me firmën për Kuvendin: Basha të mos

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha këtë të premte se kriza e brendshme në PD erdhi si pasojë e vendimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për të përjashtuar liderin historik të partisë, Sali Berisha. Në një intervistë për “Report TV”, ajo u shpreh se vendimi ishte në kundërshtim me statutin dhe se Basha nuk duhet të fshihet pas SHBA.

Vokshi shtoi se sa i përket zgjedhjeve në LDG, ato janë ezauruar në çdo degë dhe prezent ka qenë vetë Gazment Bardhi, ndërkohë që ka nxjerrë dhe formularin që ka firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

“Zoti Basha ka thënë se vendimi ka qenë personali i tij, ndaj nuk ka pse fshihet sot pas Amerikës. Zënia apo uzurpimi i hapësirave që nuk i takojnë, siç është shpallja e zgjedhjeve, nuk i takon. Për më tepër që PD është e përfshirë në zgjedhje në çdo degë, ka qenë vetë zoti Bardhi present. Lidhja Demokratike e Gruas e ka kryer procesin e vet. Vetëm duhet Kuvendi tashmë dhe e zgjedh Kuvendi, e zgjedhin gratë. Pra dëshira për të uzurpuar çdo pozicion ka çuar në këtë situatë në PD. Tani është sovrani, anëtarë, që të vendosin se kush duhet të jetë kryetar i PD. Me sa duket zoti Basha është në minorancë. Kush ka shumicën pastaj, formon qeverinë. SHBA janë të detyruara pastaj të vendosin marrëdhënie me qeverinë,” – tha Vokshi.

Po ashtu, në intervistën e saj, Vokshi tha se Sali Berisha nuk ka qenë dakord për djegien e mandateve.

“Unë di që në Grupin Parlamentar, Sali Berisha ka qenë i vetmi që nuk ishte dakord 100% për djegien e mandateve. Ai tha se para këtij hapi ka aksione të tjera me protesta të pandalshme e të tjera. Pra unë nuk e besoj që ka qenë zoti Berisha pas këtyre vendimeve”, tha ajo.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi lulzim basha sali berisha albana vokshi lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll