Sport

Nuk ka mrekulli! Sllovenia zbret me këmbë në tokë Shqipërinë U-21

12 Nëntor 2021, 19:10 Nga DOSJA

SLLOVENI-Shqipëria U21 është mposhtur nga Sllovenia me rezultatin 0-3 në transfertë, përballje kjo e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Një ndeshje që kuqezinjtë e vegjël e nisën keq. Në minutën e 3′ Shqipëria fitoi penallti, por Ernest Muçi nuk u tregua i saktë.Katër minuta më pas, në të shtatën, vendasit ndëshkuan portierin Tafas.

Bosilj nuk fali brenda zone dhe e çoi topin në rrjetë. Pa u bërë 25 minuta lojë, Matko me kokë shënoi edhe golin e dytë.Kuqezinjtë nuk ishin në një ditë të mirë dhe në pjesën e parë nuk pati ndonjë rast të rrezikshëm prej tyre.

Në 45 minutat e dyta Shqipëria u mundua të reagonte, por ishte vonë. Sidomos pas golit të tretë, të shënuar nga Bosilj, i cili i dha fund takimit 15 minuta para se të përfundonte. Një disfatë që e mban Shqipërinë në vendin e 3-të dhe nuk arrin do të konsolidojë pozitat në klasifikim.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll