Sport

Formacionet zyrtare/ Ka surpriza nga minuta e parë, Reja publikon 11-tshen titullare

12 Nëntor 2021, 18:41 Nga DOSJA

ANGLI-Ndeshja Angli-Shqipëri në “Wembley” do të jetë sfida e cila do të përcaktojë përfundimisht nëse kuqezinjtë do të ruajnë deri në sfidën e fundit ëndrrën për një vend në play-off, apo nëse që nga sfida me Andorrën duhet të nisin përgatitjet për kualifikimin në Europian.Trajneri Reja nuk ka ngurruar që të bëjë lëvizje të rëndësishme në grupin e kuqezinjve.

Kështu, nga minuta e parë shfaqet në fushën e lojës Thomas Strakosha e jo Etrit Berisha në portë. Një lëvizje e papritur, pasi mendohej se kapiteni Berisha do të ishte përsëri titullar të paktën deri në fund të eliminatoreve.

Veseli është ai që zëvendëson Gjimshitin e dëmtuar në prapavijë, ndërsa Bajrami kthehet përsëri mes titullarëve, për të luajtur pas krahëve të dyshes Uzuni-Cikalleshi.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport anglia shqiperia anglia shqiperia

Sondazh

Poll