Aktualitet

Hapet gara për kreun e FRPD, Belind Këlliçi nxjerr dokumentin me firmën e Bogdanit

12 Nëntor 2021, 18:07 Nga DOSJA
Hapet gara për kreun e FRPD, Belind Këlliçi nxjerr dokumentin

TIRANË– Kryetari në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë në një deklaratë për mediat për të njoftuar hapjen e garës për zgjedhjen e pasardhësit të tij. Në fjalën e tij, në një prononcim për mediat, Këlliçi tha se do të tërhiqej nga posti, duke e besuar procesin e garës tek strukturat e tjera të forumit. Por gjatë fjalës së tij, nxorri edhe një dokument që sipas tij, provonte që garën në vitin 2015 procesin e garës e kishte nisur Gerd Bogdani.

“Është vendosur çelja e garës për strukturat organizative. Si forumi më i madh dhe më perëndimor në vend. Kemi vendosur çeljen e procesit zgjedhor. Unë tërhiqem nga posti im, e do të jem vetëm anëtar i FRPD. Vendimi i sotëm është marrë me të njëjtën procedurë,”-tha ndër të tjera.

Nga sot, FRPD ka hapur procesin e anëtarësimeve të reja për periudhën 15 nëntor deri në 20 shkurt të 2022. Më dorëheqjen e Këlliçit, sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari është autorizuar që të ngrejë grupin e punës që do të drejtojë procesi e anëtarësimeve të reja në forum, si dhe për të ngritur Komisionin Zgjedhor Qendror të FRPD.

Belind Këlliçi ka dhënë dorëheqjen pasi doli kundër vendimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për zgjedhje të reja për kreun e FRPD. Këlliçi deklaroi se vendimi i Bashës është nul dhe i pabazuar në statutin e parties duke iu bashkuar “Foltores” së mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike belind kelliçi zgjedhjet ne frpd belind kelliçi zgjedhjet ne frpd

Sondazh

Poll