Aktualitet

“Obsesioni i saj kaloi çdo kufi”, ish-partneri i Klodiana Çelos: Akuzoi dhe mua për…

12 Nëntor 2021, 15:09 Nga DOSJA
“Obsesioni i saj kaloi çdo kufi”, ish-partneri i Klodiana

GREQI – Ish-partneri i Klodiana Çelos, 47-vjeçares që goditi me armë zjarri partnerin e saj Jorgos Neos, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Ai tregon se Çelo vuante prej kohësh psikologjikisht dhe ishte fiksuar se të gjithë njerëzit e afërm ishin kundër saj.

Ish-partneri i piktores shqipare shton se shëndeti i saj mendor u rëndua kur Neos fitoi kujdestarinë e vajzës së saj 13-vjeçare.

Për fatin e keq, Klaudia është shtruar pa dëshirën e saj dy herë në spital. Isha partneri i saj, një burrë që i qëndrova në krah gjatë kohës së trajtimit mjekësor, kohë kur okulisti mori kujdestarinë e vajzës së saj. Që nga ai moment gjendja e saj mendore është rënduar. Ajo kthehej kundër meje me reagime të dhunshme. Po ashtu dhe me personat e tjerë”, tregon ai.

Më tej, ish-partneri i Klodiana Çelos rrëfen se obsesioni i saj kaloi çdo kufi duke ngritur padi ndaj policisë, familjes së saj, gruas së partnerit Neos.

“ Ajo ngriti padi kundër policisë, babait të saj, gruas së partnerit, nënës së saj, motrës, ndaj gjithë botës. Ajo mendonte se të gjithë punonim për t’i gllabëruar pasurinë. Kishte një obsesion që kaloi çdo limit”, kaloi më tej.

Në fund, ai tregon se situata mund të ishte parandaluar. Marrëdhënia mes tij dhe Kloadianës u përkeqësua kur ajo e akuzoi se dhe ai ishte në anën e personave që mbështesnin okulistin Neos për të fituar kujdestarinë e vajzës 13-vjeçare.

“Mendoj se situata mund të ishte parandaluar dhe nuk do të arrinim në këto pasoja tragjike dhe shtrimin e saj në spital. Ajo mund të trajtohej në mënyrë ndryshe. E kam takuar në kohën kur kujdesej për vajzën. U afruam bashkë, krijuam një marrëdhënie. Ajo shfaqej fillimisht si viktimë e okulistit (partneri që plagosi), që mori kujdestarinë e vajzës së saj. Ajo nuk e kuptonte se çfarë i thoshe asaj dhe krijonte probleme. Klodiana mori vajzën para gjyqit dhe u largua. Situata është tragjike për të dhe gjithashtu për babain e fëmijës, të cilit uroj ta kalojë rrezikun. Ajo arriti deri aty sa më akuzoi se isha në anën e doktorit dhe nënës së saj”, përfundoi për “Protothema” ish-partneri i Klodiana Çelos.

47-vjeçarja shqiptare përballej prej 10 vitesh me partnerin e saj Jorgos Neos për kujdestarinë e vajzës së saj 13-vjeçare. Ditën e djeshme, ajo plagosi okulistin 68-vjeçar duke e goditur 4 herë me armë zjarri.

Familja e saj tentoi dy herë ta mbyllte në një qendër psikiatrike. Ajo akuzonte familjarët e saj, policinë dhe gruan e partnerit të saj Jorgos Neos se po ushtronin presion që e bija të mbetej në kujdestarinë e mjekut okulist.

Neos është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje serioze.

Me jelek anti-plumb, shqiptarja në gjyq: Më rrëmbeu vajzën për 5 vite, e ka droguar

Marrë nga “protothema.gr”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptarja ne greqi greqia klodiana çelo kujdestaria e femijes plagosje arrestohet shqiptarja ne greqi greqia klodiana çelo kujdestaria e femijes plagosje

Sondazh

Poll