Aktualitet

Mashtrimi 6 mln euro me skemat e TVSH në Durrës, Gjykata jep masat e sigurisë

12 Nëntor 2021, 11:56 Nga DOSJA
Mashtrimi 6 mln euro me skemat e TVSH në Durrës, Gjykata jep masat e

DURRËS-Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë në burg Regan Merdani dhe Ali Agolli, ndërsa ka zbutur masën e sigurisë për tre persona të tjerë. Ata u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, me akuzën e mashtrimit me skemën e TVSH-së dhe ribursim nga shteti me fatura fiktive. Gjykata ka liruar nga burgu Enis Xhaferri, ndërsa ka kërkuar nxjerrjen nga qelia me masë “arrest shtëpie” për shtetasit Roland Avdo dhe Ben Caka.

Nga aktiviteti kriminal i skemave mashtruese me TVSH-në, personat e lartpërmendur, nëpërmjet subjekteve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore shuma të mëdha, duke shkaktuar një dëm ekonomik, i cili përllogaritet në vlerën rreth 6 milionë Euro.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet subjekteve private fiktive me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale “Krijimi i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” ,e kryer ne bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ali agolli regan merdani ali agolli regan merdani

Sondazh

Poll