Aktualitet

Pas një viti pandemik! Rikthehet panairi i librit në Shqipëri

12 Nëntor 2021, 13:18 Nga DOSJA
Pas një viti pandemik! Rikthehet panairi i librit në Shqipëri

TIRANË- Panairi i librit rikthehet fizikisht këtë vit me qindra titujt të rinj. Shoqata e Botuesve Shqiptarë njoftoi se aktiviteti do të zhvillohet pas një viti të vështirë pandemik në Pallatin e Kongreseve.

Si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore Panairi i librit do të zgjasë pesë ditë nga data 17 deri në 21 nëntor 2021. Këtë vit larmia e titujve të rinj do të jetë më e madhe për lexuesit. Do të zhvillohen diskutime, dhe takime me shkrimtarë të njohur, vendas e të huaj.

Blerjet e librave do të kenë një çmim më të arsyeshëm dhe një interes të veçantë do t’u kushtohet dhënies së çmimeve. Gjithashtu seminaret do të zhvillohen me autorë nga Shqipria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët do të diskutojnë me përkthyes dhe autorët e rinj.

Për të vizituar panairin nuk do të duhet as certifikatë vaksinimi dhe asnjë tampon negativ, por do të respektohen të gjitha masat kundër COVID-19.

(f.i/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore covid-19 panairi i librit covid-19 panairi i librit

Sondazh

Poll