Aktualitet

Zjarr në makinë, arrestohen dy të rinj në Vlorë për shkelje drejtimi të automjetit

12 Nëntor 2021, 11:00 Nga DOSJA

VLORË – Policia e Vlorës arrestoi dy persona për drejtimi automjeti pa leje dhe në gjendje të dehur.

25-vjeçari M. J., banues në Vlorë mësohet se u ndalua duke drejtuar makinën e tij pa leje drejtimi. Shtetasi tjetër, A. H., 27 vjeç u kap duke i dhënë automjetit të tij në gjendje të dehur.

Ndërkohë, në Orikum ka rënë zjarr në makinën e personit N.H. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. J., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

-A. H., 27 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

– – – – –
Orikum/Më datë 12.11.2021, rreth orës 02:20, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar, në pronësi të shtetasit N. H, ku ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drejtim mjeti pa leje drejtonte mjetin në gjendje të dehur vlore zjarr drejtim mjeti pa leje drejtonte mjetin në gjendje të dehur vlore zjarr

Sondazh

Poll