Art&Argëtim

“S’kam hyrë këtu për lidhje”/ Sarah dhe DJ PM bisedojnë për marrëdhënien e tyre

11 Nëntor 2021, 17:10 Nga DOSJA
“S’kam hyrë këtu për lidhje”/ Sarah dhe DJ PM

TIRANË- Në shtëpinë e “Big Brother Vip” mesa duket ka filluar një romancë mes dy konkurrentëve, të cilët kanë biseduar veç banorëve për lidhjen e tyre. Blogerja Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi i njohur si DJ PM në vetëm katër ditë qëndrim së bashku duket se ka lindur një pëlqim mes tyre.

Sara: Nuk jam ai lloj personi, un skam hyr këtu për të krijuar lidhje, por gjithsesi kjo nuk është thikë me dy presa…E di mbase gabimi është më shum i imi që nuk kam ardhur të të pyes për të të njohur dhe e vetmja gjë që di është që prej 10 vitesh je DJ.

Ndërkohë edhe DJ PM ka treguar se nuk di më shumë pë Sarah veçse është një blogere, duke dhënë dhe arsyetimin e tij pse nuk është afruar më shumë.

DJ PM: Un nuk kam dashur te marr iniciativën të afrohem më shumë, nuk dua të të bëj të ndihesh keq apo në siklet. Ti ke njerëz të tjerë apo familjarët në mendje që të merr malli ktu brenda.  Nuk dua të jem një shkaktar, të bëhem barrë për ty, të zgjohesh në mëngjes dhe të mendosh që duhet të dëgjoj dhe PM.

PM që në klipin prezantues shprehu pëlqimin për blogeren, por lidhja mes tyre ngelet për tu parë në ditët në vazhdim.

(f.i/dosja.al)

 

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip pajtim krasniqi sarah berisha big brother vip pajtim krasniqi sarah berisha

Sondazh

Poll