Insights

Rudolf Marku bën mirë t’i tregojë shqiptarëve dy episode të tjera

10 Nëntor 2021, 17:19 Nga DOSJA
Rudolf Marku bën mirë t’i tregojë shqiptarëve dy

Nga Muhamed Veliu

Me një zë që i dridhej fort, përmes fjalëve që mezi i dilnin nga goja Rudolf Marku u shfaq në Opinion për të treguar dosjen e tij hapur nga ish Sigurimi i Shtetit. Rudolf Marku bën mirë t’i tregojë shqiptarëve edhe dy episode të tjera. I pari, përse e kyçi ambasadën shqiptare në Londër dhe dërgoi shoferin të dorëzonte çelësat në zyrat e ambasades ne Scotland Yard. Ky ishte një rast i paprecedentë që habiti Ministrinë e Jashtme Britanike FCO dhe u cilësua atëherë si një skandal dipolomatik i pandodhur më parë.

Episodi I dytë. Rudolf Maku duke përdorur një metodë nga ato të ish Sigurimit të Shtetit përmes letrave anonime i dërgoi gazetës Bota Sot një shkrim sikur e kishte botuar më parë në Daily Mail Xhenifer Partosh. Një trillim monstruoz si në letërsinë e verdhë që Dolfi ka lexuar shumë në rininë e tij.

Rudolf Marku duhet të bëhet burrë e ti kërkoj falje publike botuesit të Bota Sot Xhevdet Mazrrekajt të cilit i ka kushtuar një dëm financiar prej 230.000 Euro nga një vendim gjykate në Londër. Unë “terroristi” personazhi shkrimit shpifës, nuk i kërkoj të më drejtohet për falje. Vendimi Gjykatës së Lartë në Londër foli qartësisht.

Rudol Marku duke përdorur Bota Sot është një shpifës mjeran i cili ka filluar të ecë rrugëve të Tiranës me një dosje në dorë e treguar gjithë dynjasë pastërtinë e tij në komunizëm dhe se ishte nën ndjekje të sigurimsave. Vallë a është ajo dosje që tund Rudolfi e vetmja dosje e ish Sigurtimit të Shtetit që mban emrin e ti ? A ka një të dytë ?

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog muhamed veliu rudolf marku muhamed veliu rudolf marku

Sondazh

Poll

Insights 7 Nëntor 2021, 06:05

Squid Game, ose kapitalizmi me fytyrë çnjeriu

Nga Redi MuçiSeriali i Netflix-it që ka tejkaluar çdo rekord shikueshmërie, Squid Game (Loja e kallamarit), duket sikur ka kapur të papërgatitur k...

Insights 6 Nëntor 2021, 20:49

Meshkuj si ti nuk duhet të ekzistojnë!

Nga Alma LleshiAshtu sikurse Virginia Woolf do të shprehej rreth 100 vite më parë: Meshkuj si ti nuk duhet të ekzistojnë! Lulzim Basha nuk i kurseu as gratë. Ta...

Insights 6 Nëntor 2021, 16:12

Berti, u bë Shqipëria

Berti zgjohu mor sheprak . Pse s’dëgjon thirrjet e mia . Të kam thënë s’do jetë shumë lark . Ja u bë Akademia . ********* Ngreu merr libra e shk...