Insights

Çojani “Ballkanit të kapur”, që na përmend Fan Nolin nga Beogradi

6 Nëntor 2021, 06:22 Nga DOSJA
Çojani “Ballkanit të kapur”, që na përmend Fan

Nga Shaban Murati 

Diplomati Shaban Murati ka reaguar kundër kryeministrit Edi Rama, i cili përmendi Fan Nolin nga kryeqyteti serb ku edhe udhëtoi për shkak të “Open Ballkan”. Murati sjell një citim të shkrimtarit Nolit në vitin 1929, i cili shkruan për barbaritë serbe mbi shqiptarët.

Çojani “Ballkanit të kapur”, që na përmend Fan Nolin nga Beogradi

“Diktatura jugosllave peshon rëndë mbi të gjithë popujt e nënshtruar nga militaristët serbë. Ajo është shtypëse për shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të Ulqinit, Tivarit, Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë dhe Dibrës, të aneksuara me radhë në vitin 1880, 1912, 1919 dhe 1924 nga Serbia.

Bëhet fjalë për afërsisht një milion banorë të privuar nga të drejtat më bazike. As edhe një shkollë e vetme shqiptare për këtë popullatë kompakte që e kalon numrin e asaj të Shqipërisë së pavarur e të gjymtuar nga Traktatet. Asnjë shoqatë, madje as për bamirësi, nuk është lejuar për ta. Asnjë anëtar nuk i përfaqësonte në Skupshtinën (Kuvendi Serb) e shpërbërë.

Banorët ekzekutohen me mitraloz ose detyrohen të emigrojnë për t’u lënë vendin pushtuesve fashistë serbë. Në këtë lloj mënyre “serbizohen” sistematikisht të gjitha rajonet shqiptare e sidomos ato të ndodhura afër kufirit shqiptaro – jugosllav ose përgjatë hekurudhave. Dhjetëra mijëra të pafatë janë të detyruar të shkojnë jashtë vendit në këtë mënyrë çdo vit”.

Fan Noli, 4 mars 1929

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog edi rama fan noli shaban murati edi rama fan noli shaban murati

Sondazh

Poll

Insights 5 Nëntor 2021, 14:31

Çmenduria me taksën për qumështin pluhur

Këta janë të mbaruar. Prezantuan taksë 100 lekë për litër për qumështin pluhur, kur shpallën paketën fiskale para disa ditësh. Sot e kanë ndryshuar. E kanë hequ...

Insights 2 Nëntor 2021, 07:39

Qeveria që s’vjedh dhe qeveria tjetër

Aeroporti i Prishtines keto kohet e fundit ka qene ne shitje. Ose me sakte koncesionari, qe e zoteron ishte i hapur ndaj mundesise per ta shitur. Por nuk shkoi ...

Insights 31 Tetor 2021, 11:56

Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin

Vota pro e opozite per Eurobondin eshte gabim i rende politik. Justifikimi se nuk mund te votohet kunder marreveshjeve nderkombetare eshte i rreme. Eurobondi es...