Insights

Zgjedhjet e reja të FRPD, kush ka kompetencë për të hapur garën? (Precedenti 2015)

6 Nëntor 2021, 13:49 Nga DOSJA

TIRANË– Pikërisht në momentin kur kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi vendosi t’i bashkohet Foltores së liderit historik të pezulluar, kryetari Lulzim Basha lëshoi një urdhër për zgjedhjet e kryetarit të ri të FRPD. Në shkresën e lëshuar, Basha argumenton se mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën. Ndaj dhe sheh si vendimin më të mirë, rihapjen e garës duke caktuar edhe grupin e punës.

Kaq ka mjaftuar që të nisin akuzat. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së zhvilluar me anëtarët e FRPD-së, Këlliçi tha se ky proces është totalisht kundër statutit dhe synon uzurpimin e FRPD-së nga Basha. Ndërsa shtoi se ai dhe struktura do t’i bashkohen “Foltores” së Berishës. Me qetësi, nga shkallët e PD-së, Basha sot sqaroi se si kryetar ka bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e fundit. Por tashmë dihet që pika e tij më e fortë nuk janë shifrat, duke ngatërruar vitin e zgjedhjeve, nga 2015 përmendi 2014.

Dhe si mund të shihet në shkresën e 2015, ka qenë kryetari i PD-së që i ka shpallur zgjedhjet në organizatë. Jo vetëm precedenti, edhe Stuatuti i Partisë Demokratike i jep të drejtë Bashës. Organizatat partnere, sipas Statutit të PD-së, kanë Statutin e tyre, por kjo nuk ka ndodhur. Në forumet e partisë nuk është miratuar asnjëherë statuti i ndonjërës nga organizatat partnere.

Statuti i partisë, mbetet i vetmi në fuqi, për të rregulluar marrëdhëniet e organizatave partnere me partinë dhe me legjitimitetin e tyre. Në pikën 4 në nenit 58, që rregullon këtë marrëdhënie, thuhet: “Parimet bazë të strukturës së tyre organizative janë të ngjashme me ato të PDSH. Miratimi i statutit të organiziatave partnere dhe ndjekja në vijimësi e zbatimit të tij bëhet nga Kryesia e Partisë”.

Në këto kushte, është Kryesia e PD-së ajo që e ndjek zbatimin e statutit nga FRPD, pra edhe zgjedhjet brenda afatit, që në fakt duhet të ishin bërë në 2019. Nëse ky është një vendim personal i Bashës, mbrohet vetëm nga precedenti i 2015, pasi statute ia njeh të drejtën e shpalljes së zgjedhjeve kryesisë së PD-së.

Vetë Këlliçi në deklaratat e tij ka përmendur një sërë nenesh të statutit (të FRPD dhe jo PD), me argumentin se këtë kompetence nuk e ka kryetari i PD-së por kryesia e FRPD dhe Sekretari i Përgjithshëm i këtij forumi. Por në vitin 2015, në zgjedhje që vetë Këlliçi i njohu e u zgjodh si kryetar, urdhëri u lëshua nga Basha. Pse nuk foli atëherë? Njësoj si tani, edhe 6 vjet më parë, Basha ka shpallur nisjen e procesit të riorganizimit të FRPD, duke filluar me anëtarësimet e reja dhe duke vazhduar me zgjedhjet në të gjitha nivelet dhe strukturat e FRPD-së.

Ajo që të bën të dyshosh tek qëllimet e Bashës është momenti? Pse priti deri më tani që të niste garën? Mos vallë është një hakmarrje ndaj deputetit pasi ky i fundit doli hapur në anën e Berishës edhe pse Basha e vendosi në listën e deputetëve?

Dyshimet shtohen pas vendimit pasues, në më pak se 24 orë. Sot kryetari I PD-së shpalli zgjedhjet edhe në Lidhjen e gruas, që drejtohet nga Albana Vokshi, një tjetër mbështetëse e BErishës. Për më tepër që urdhëri erdhi disa orë pas kritikës publike që kryetarja Albana Vokshi bëri për çështjen e FRPD-së. Edhe kjo e fundit, është emëruar nga Berisha në 2011, por për të nuk është votuar asnjëherë!

(Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

factcheck factcheck belind kelliçi lulzim basha zgjedhjet ne frpd belind kelliçi lulzim basha zgjedhjet ne frpd

Sondazh

Poll

Insights 5 Nëntor 2021, 14:31

Çmenduria me taksën për qumështin pluhur

Këta janë të mbaruar. Prezantuan taksë 100 lekë për litër për qumështin pluhur, kur shpallën paketën fiskale para disa ditësh. Sot e kanë ndryshuar. E kanë hequ...

Insights 2 Nëntor 2021, 07:39

Qeveria që s’vjedh dhe qeveria tjetër

Aeroporti i Prishtines keto kohet e fundit ka qene ne shitje. Ose me sakte koncesionari, qe e zoteron ishte i hapur ndaj mundesise per ta shitur. Por nuk shkoi ...

Insights 31 Tetor 2021, 11:56

Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin

Vota pro e opozite per Eurobondin eshte gabim i rende politik. Justifikimi se nuk mund te votohet kunder marreveshjeve nderkombetare eshte i rreme. Eurobondi es...