Art&Argëtim

Ç’po ndodh? Ardit Çuni i kërkon llogari, Fifi qan e ulet në gjunjë: Më fal…

9 Nëntor 2021, 21:30 Nga DOSJA
Ç’po ndodh? Ardit Çuni i kërkon llogari, Fifi qan e

TIRANË– I eliminuari nga Big Brother VIP Ardit Çuni është future mbrëmjen e sotme në shtëpi për t’i kërkuar llogari këngëatres Filloreta Raçi (Fifi) pasi kjo e fundit e nominoi. Pasi pa se në një intervistë në ‘Shqipëria Live”, Çuni e kishte konsideruar të pafytyrë, Fifi hezitoi ta takonte, por më pas shkoi tek ai.

Fifi i kërkoi moderatores Arbana Osmani nëse mund të ndërrohej me Arditin dhe të dalë ajo jashtë, por kjo kërkesë nuk u pranua. Këngëtarja nisi të qante dhe u ul në gjunjë duke i kërkuar falje Arditit.

Pjesë nga biseda:

Arditi: Fifi…

Fifi: Mos ma thuaj emrin, se jam e paftyrë, siç ke thënë ti

Arditi: Arsyeja që kam ardhur këtu është se kam dalë nga shtëpia me një peng. Nuk më sqarove mua në asnjë moment, pse nuk mendove për shokun tend. Do ta bëja përballë, siç kemi sqaruar çdo gjë përballë. Të kam ndenjur përballë. Kërkova nga ti dhe prisja është që minimalisht të vije të më sqarove, siç sqarove Granitin dhe Donaldin

Fifi: Miqësia jonë, nga ana ime ka qenë shumë korrekte. Asnjëherë nuk të kam nominuar, edhe kur të gjithë kanë folur keq për ty, unë kam thënë mos flisni ashtu. I vetmi gabim ishte se nuk e mendova shumë, thjesht nuk doja të ikte Graniti.

Arditi: Mendon se miqësia jonë këtu ka qenë për interes?

Fifi: Po më vjen keq që ke ardhur ta sqarosh kështu. Unë nuk kam dalë nga fjalët e mia. Mos na e bëj kështu muhabetin.

Arditi: Ti e ke ndryshuar versionin disa herë…

Fifi: Unë me logjikën time, me ato dy pare mend që kam, po të të nxirrja me Sarën, që e kisha nominuar, e dija që nuk do të dilte, se ajo sa ka hyrë.

Arditi: Ti më ke nxjerrë kështu si e bëre

Fifi: Të betohem që nuk e kam bërë qëllimisht, sa kam dalë nga aty, thashë e nxorra Arditin dhe u bëra shumë

Arditi: Erdha për t’u sqaruar ku qëndrojmë ne…

(F.m/dosjaa.l)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll