Art&Argëtim

Biznesmeni kërkohet nga policia/Ratajkowski: më dha 25,000 dollarë për të dalë me të

9 Nëntor 2021, 20:54 Nga DOSJA
Biznesmeni kërkohet nga policia/Ratajkowski: më dha 25,000

SHBA – Modelja Emily Ratajkowski ka qënë e ftuar në Times Magazine “The Sunday” për promovimin e biografisw së saj më të re, “My Body”.

Sipas Marca, ajo ka pohuar se dikur ishte paguar 25,000 dollarë (18,445 £) për të shkuar në Super Bowl me financierin malajzian Low Taek Jho, i njohur si Jho Lo, i cili kërkohet nga policia. Top modelja britanike tha se nuk ishte e sigurt pse ishte atje, sa kohë duhej të qëndronte dhe me kë duhet të konsultohej në fund të natës për të zbuluar nëse mund të largohej.

Modelja 30-vjeçare tha se ajo ishte paguar një herë për të marrë pjesë në njw ngjarje sportive tw SuperBowl me Jho Lo, i cili akuzohet se është i  përfshirë në Skandalin 1MDB (Skandali Berhad i Malajzisë), rrjet global i mashtrimit dhe korrupsionit ku miliarda dollarë të mbledhura gjoja për projektet e zhvillimit publik në Malajzi, përfunduan në xhepa privatë, duke përfshirë ato të ish-kryeministri i vendit Najib Razak.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz emily ratajkowsi emily ratajkowski low taek jho modelja emily ratajkowski superbowl ne shba emily ratajkowsi emily ratajkowski low taek jho modelja emily ratajkowski superbowl ne shba

Sondazh

Poll