Art&Argëtim

“S’keni turp, jam shumë mirë”, i revoltuar Ermal Fejzullahu përgënjeshtron lajmin

9 Nëntor 2021, 20:27 Nga DOSJA
“S’keni turp, jam shumë mirë”, i revoltuar Ermal

KOSOVË – Këngëtari i njohur nga Kosova, Ermal Fejzullahu, ka reaguar pas lajmeve që qarkullonin se ai kishte pasur probleme shëndetësore dhe i revoltuar me mediat ka përgënjeshtruar lajmin.

Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se këngëtari  ka pësuar një sulm të lehtë. Fansat u shqetësuan shumë nga ky lajm mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe kjo bëri që Fejzullahu të përgënjeshtronte menjëhere lajmin në llogarinë e tij në Instagram.

Këngëtari ka thënë se portaleve duhet t’ju vijë turp e se falë zotit nuk ka asnjë problem.

“Nuk e di si nuk iu vjen turp portaleve të tilla. Turpi i botës. Jam shëndoshë e mirë faleminderit Zotit dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin. Kjo është turp”, ka shkruar ai duke siguruar fansat e tij se gëzon shëndet të plotë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz dhurata e ermal fejzullahut ermal fejzullahu ermal fejzullahu baba për herë të katërt ermal fejzullahu feston ditelindjen dhurata e ermal fejzullahut ermal fejzullahu ermal fejzullahu baba për herë të katërt ermal fejzullahu feston ditelindjen

Sondazh

Poll