Aktualitet

Hidhnin inerte në Pyllin e Sodës, bllokohen mbi 10 kamionë në Vlorë

9 Nëntor 2021, 20:19 Nga DOSJA
Hidhnin inerte në Pyllin e Sodës, bllokohen mbi 10 kamionë

VLORË– 10 kamionë që hidhnin inerte në Pyllin e Sodës janë bllokuar nga Policia e Vlorës. Mësohet se aksioni është ndërmarrë mbrëmjen e sotme vetëm dy ditë pasi vetë kryeministri Edi Rama mblodhi vullnetarë dhe me një qese në dorë nisi të pastronte zonën e pyllit të Sodës nga mbeturinat.

Kamionët janë marrë në pikën e Triportit dhe deri në një verifikim të plotë do të mbahen të bllokuar.

Vetë Rama është shprehur se ka një plan kombëtar për pastrimin e territorit. Ai u ka ngarkuar kryetarëve të Bashkivë që ta bëjnë prioritet këtë gjë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama pylli i sodes vlore edi rama pylli i sodes vlore

Sondazh

Poll