Aktualitet

Shpërdorim detyre, del njoftimi i Policisë për arrestimin e zyrtarëve në Vlorë

9 Nëntor 2021, 19:35 Nga DOSJA
Shpërdorim detyre, del njoftimi i Policisë për arrestimin e

VLORË- Dy zyrtarët e Urbanistikës në Vlorë janë arrestuar për shkak se kanë miratuar një leje ndërtimi për një 53-vjeçar në Vlorë, i cili e ka tejkaluar atë duke shtuar dhe një kat tjetër. Mësohet se në pranga ka rënë 33-vjeçari Rubin Hekurani i cili është shefi i Urbanistikës, 32-vjeçari Klaudio Mehmetaj, i cili është specialist i Urbanistikës dhe 53-vjeçari me iniciale N.K, i cili ka kryer ndërtimin.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 09.11.2021, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit: -R. H., 33 vjeç dhe K. M., 32 vjeç, të dy banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës, Bashkia Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim; -N. K., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Dy punonjësit e urbanistikës dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i miratuar një leje ndërtimi shtetasit N. K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LAJM KRYESOR: Lejuan shtesën e një lokali në Vlorë, arrestohen tre zyrtarët

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtaret e bashkise vlore klaudio mehmetaj rubin hekurani arrestohen zyrtaret e bashkise vlore klaudio mehmetaj rubin hekurani

Sondazh

Poll