Aktualitet

Berisha: Nesër dorëzojmë 4200 firma, Rama të vijë në debat e tja mbathë për Beograd

9 Nëntor 2021, 08:47 Nga DOSJA
Berisha: Nesër dorëzojmë 4200 firma, Rama të vijë

POGRADEC – Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se nesër do të dorëzojë zyrtarisht 4 mijë e 200 firma për mbledhjen e Kuvenit Kombëtar të Partisë Demokratike duke përmbyllur kështu misionin e nisur vetëm para dy muajsh. I pranishëm në Pogradec ku dhe zhvilloi foltoren e radhës e takimin me demokratët, Berisha tha se kryedemokrati Lulzim Basha do të duhet të përulet përpara firmave të demokratëve dhe të njohë mbledhjen e Kuvendit. Në fjalën e tij, Berisha dha dhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama të cilin e ftoi në një debat televiziv, përmes të cilit tha se do t’i ‘jepte duart’ e do ta linte të arratisej në Beograd.

Berisha kritikoi edhe abstenimin e Opozitës për borxhin 700 milionë eurosh në Kuvend dhe tha se kjo nuk është mënyra me të cilën uftohet korrupsioni.  Referuar fjalëve të Bashës, i cili është shprehur më herët se koha e Berishës ka mbaruar, ish-kryeministri tha se për kohën nuk mund të flasë dot një njeri që nuk e ka pasur kurrë atë. Ai shtoi se në zgjedhjet e Partisë Demokratike nuk ka garuar pas shpalljes non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit pas nuk dëshironte që ta shihte PD-në si strehë, duke shtuar se nihëm nuk kërkon prej askujt, por veç nga Gjykata e Parisit ku po përballet me vetë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Berisha zbuloi dhe një bisedë të bërë me kryedemokratin Basha, pas shpalljes non grata. Ai tha se Basha ishte shprehur se vetë ambasadorja Yuri Kim i kishte bërë presion. Në përgjigjen e tij, Berisha tha se i kishte kërkuar Bashës që t’i thoshte Kim që presionet nuk janë mënyra e duhur për tu kuptuar me të. Lideri historik i PD-së tha gjithashtu se e dinte që Basha dhe kryeministri Edi Rama bashkëpunonin në projektin e George Soros kundër tij dhe sërish e ka mbështetur në fushatë.

Ish-lideri historik i demokratëve ka marrë nismën për grumbullimin e firmave të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së për shkarkimin e kreut aktual Lulzim Basha. Mes të dyve ka nisur një luftë e ashpër pasi Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së në 9 shtator të këtij viti. Basha u justifikua se nuk mund të dilte kundër vendimit të SHBA-së për shpalljen e paraardhësit të tij “non grata”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Berisha: E dija që Basha punonte me Ramën në projektin e Sorosit kundër meje

Demokratja-Berishës: Tu bëftë dita njëmijë, shkojmë t’i çajmë derën kryetarit

“Më kërcënon”, Berisha tregon bisedën me Bashën në zyrë: Thuaj ambasadores që…

Sa janë mbledhur? Berisha: Nesër dorëzojmë 4200 firma për Kuvendin Kombëtar

Berisha fton Ramën në një debat televiziv: Para se të të japim duart!

“Të ka mbaruar koha”, Berisha-Bashës: Nuk flet dot një njeri që…

Berisha: Nuk luftohet korrupsioni, peng-Opozita abstenoi ndaj 700 mln euro borxh

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit i bashkohet Berishës: Do jemi më të fortë

Foltorja për PD, Spaho: 70% e anëtarëve kanë firmosur për Kuvendin

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne pogradec aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne pogradec

Sondazh

Poll