Art&Argëtim

Fest60 me emra të rinj/Nisin aludimet kush do e prezantojë këtë vit

9 Nëntor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Fest60 me emra të rinj/Nisin aludimet kush do e prezantojë

TIRANË – Festivali i 60-të i këngës në RTSH ka publikuar emrat e 20 artistëve të cilët do të konkurojnë për të përfaqësuar më pas Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2022, por nuk ka ende asnjë njoftim cili do e prezantojë këtë eveniment kaq të rëndësishëm.

Emrat e artistëve janë mjaft interesantë, por ajo që ende po na mban pezull është emri i prezantuesve të këtij Festivali. Emra të ndryshëm aludohen nga publiku deri tani. Sipas Wiwiblogs, përfaqësuesja e Eurovision 2019, Jonida Maliqi mendohet se do të jetë prezantuesja e shfaqjes. Dyshohet se ajo do të shoqërohet nga Rona Nishliu, e cila mban edhe rezultatin më të mirë në Eurovision për Shqipërinë deri tani. Dhe, siç dihet , festivali do të ketë shumë të ftuar specialë për edicionin e 60-të.

Mes artistëve pjesëmarrës kishte kishte emra të njohur të tregut muzikor si Alban Ramosaj, Evi Reçi, Gjergj Kaçinari, Kastro Zizo, Kell apo  Ronela Hajati. Gara duket se do të jetë interesante me pjesëmarrjen edhe të Saimir Çilit si dhe Stefi dhe Endri Priftit.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz edicioni i 59-të i festivalit të këngës në rtsh fest60 festivali i 60 i rtsh festivali i këngës në rtsh edicioni i 59-të i festivalit të këngës në rtsh fest60 festivali i 60 i rtsh festivali i këngës në rtsh

Sondazh

Poll