Art&Argëtim

Doli me emergjencë nga BBV/ Igli Zarka: Nuk kam frikë nga e ardhmja

9 Nëntor 2021, 15:12 Nga DOSJA
Doli me emergjencë nga BBV/ Igli Zarka: Nuk kam frikë nga e ardhmja

TIRANË – Banorët e shtëpisë së Big Brother Vip janë njoftuar ditën e djeshme me anë të një zarfi të zi se njëri nga banorët ka lënë përfundimisht shtëpinë.

Ishte aktori Igli Zarka, i cili iu bashku këtij spektakli të martën e kaluar por la shtëpinë menjherë pas disa komplikacioneve shëndetësore. Banorët, teksa diskutonin me njëri-tjetrin, thanë se Igli mund të ketë pasur probleme me apandesitin, pasi ishte ankuar disa herë në shtëpi.

Igli nuk ka mundur të riktheht  në lojë pasi ka pasur nevojë për kujdes intensiv mjekësor. Vetë aktroi ka reaguar një ditë pas kësaj ngjarjeje. Ai ka ripublikuar në rrjetin social Facebook një shkrim të vjetër, ku shkruan se nuk i druhet dhe as i frikësohet të ardhmes.

“Dua t’i përgjigjem të ardhmes. Nuk kam frikë nga ty. Ti do vish dhe sido të vish, unë krahë hapur do të pres. Në mos qofsh e pastër kristal, e ndyrë nga koha, unë do të të pastroj. Ti i druhesh së shkuarës, pasi mendon se ajo infektoi të tashmen. E di… Unë, nuk kam frikë nga ty. Dikur pëshpërisja se të luash me frikën, është si të luash me zjarrin. Sepse në zjarr u dogj Fenixi dhe rilindi përsëri nga hiri. Por mjaft folëm për të tashmen… Në qofsh fshehur, aty, në hapin tjetër që do hedh, unë do bëj kujdes mos të shkel. Sytë do i mbaj në tokë. Nëse si hije do vish, kujdesu të lutem pas meje të rrish, sepse unë do ndjek diellin. Kur të lindë e perëndojë…”, ka shkruar Igli në Facebook.

(m.k/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bbv big brother vip igli zarka igli zarka le bbv bbv big brother vip igli zarka igli zarka le bbv

Sondazh

Poll