Art&Argëtim

Fest60/Cilët janë emrat që do garojnë për në Eurovison 2022

9 Nëntor 2021, 14:54 Nga DOSJA
Fest60/Cilët janë emrat që do garojnë për në

TIRANË – Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) do të zhvillojë si çdo vit festivalin e këngës ku 20 kokurrente do garojnë mes tyre dhe fituesi do të përfaqësojë venin në Eurovision Song Contest.

Festivali i Kenges 2022 do të zhvillohet në tre mbrëmje të drejtpërdrejta televizive, të cilat do të zhvillohen në Tiranë në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor 2021.  RTSH ka zbuluar emrat e pjesëmarrëse në FEST 60. Gjithsej 20 artistë do të luftojnë në edicionin e ardhshëm të Festivalit të Këngës dhe ja cilët janë ata:

Alban Ramosaj, Denis Skura, Evi Reçi, Gjergj Kaçinari, Janex (Xhejn Kumrija), Kastro Zizo, Kelly, Mirud, Rezarta Smaja dhe Ronela Hajati. Gjithashtu pjesëmarrës
janë Saimir Çili, Stefi dhe Endri Prifti, Shega, Band Urbane, Eldis Arrnejti, Ester Zahiri, Kejsi Rrustja, Olimpia Smajlaj, Viola Xhemali dhe Xhuljana Pjetra.

Një komision i posaçëm i RTSH-së përzgjodhi 20 artistët ku pjesë e saj ishin Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni.

Shqipëria debutoi në Eurovision Song Contest në 2004 me Anjeza Shahinin dhe nuk e ka fituar asnjëherë konkursin. Vendi arriti rezultatin më të mirë në këtë event në vitin 2012 me Rona Nishliun kur u rendit e pesta në finalen e madhe me këngën e saj ‘Suus’. Në vitin 2021 Anxhela Peristeri përfqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest në Roterdam me këngën e saj ‘Karma’. Grupi italian Maneskin fitoi festivalin e fundit europian të këngës dhe sipas traditës është pikërisht vendi nga vijnë fituesit që organizon kompeticion e radhës. Por nuk do të jetë Roma, qyteti italian, ku do të mbahet finalja e Eurosong 2022, pasi teknikët e EBU refuzuan disa prej sallave, dhe është vendosur që të mbahet në Torino.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz fesitvali i rtsh festivali i 60 i rtsh festivali i këngës në rtsh festivalin e 59- të këngës në rtsh fesitvali i rtsh festivali i 60 i rtsh festivali i këngës në rtsh festivalin e 59- të këngës në rtsh

Sondazh

Poll