Art&Argëtim

Lëkura e saj është perfekte, Victoria Beckham ndan sekretin e bukurisë

15 Qershor 2019, 17:43 Nga DOSJA
Lëkura e saj është perfekte, Victoria Beckham ndan sekretin e

Stilistja e njohur, Victoria Beckham  gjithmonë është komentuar dhe përkujdesin që tregon me lëkurën e saj apo flokët, për të mos folur për veshjet plot stil.

Lëkura e saj është gjtihmonë perfekte dhe se pa frikë mund të themi se nuk i njeh vitet që ka mbi supe. Ajo ka vendosur ta ndajë këtë sekret me të gjitha vajzat. Në një intervistë për   “The Edit”, ajo ka zbuluar se sekreti i lëkurës së saj perfekte është salmoni.

“Unë takova një doktor në Los Angeles, që quhet Harold Lancer, i cili është i jashtëzakonshëm. Unë e njoh prej vitesh dhe ai më caktoi se çfarë lloj lëkurë kam. Unë kam pasur një lëkurë shumë problematike dhe doktori më tha: Duhet të konsumosh salmon çdo ditë, mëngjes, drekë ose darkë”,- u shprehVictoria.

Salmoni është një nga ushqimet e pasura me yndyrë, acide yndyrore, omega-3 dhe vitaminë A dhe C dhe gjtihmonë ka shërbyer si një kurë natyrale për lëkurën me probleme apo aknet.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz sekreti i lekures perfekte victoria beckham sekreti i lekures perfekte victoria beckham

Sondazh

Poll