Art&Argëtim

Arti në zi! Ndahet nga jeta regjisori i famshëm i ‘Romeo dhe Zhuliet’

15 Qershor 2019, 16:59 Nga DOSJA
Arti në zi! Ndahet nga jeta regjisori i famshëm i ‘Romeo dhe

Regjisori Italian, Franco Zeffirelli  është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 96-vjeçare. Në media thuhet se prej vitesh ai vuante nga një sëmundje e rëndë prej së cilës nuk mundi të mbijetoj.

Zeffirelli i ka dhënë kinematografisë italiane dhe jo vetëm vepra të cilat do të mbeten gjatë në memorjen e publikut. Një ndër më uniket është cilësuar edhe përshtatja kinematografike e shfaqjes “Romo dhe Zhulieta”, “Jezusi i Nazaretit” dhe “Kampioni”.

Franco Zeffirelli  lindi në Firence  ku dhe u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura. Pretendent edhe për çmimin Oscar.

Zeffirelli fillimisht studioi arkitekturën, por pasi pa Henry V me Lauren Olivier nga Laurence Oliver (1944), ai u frymëzua për të bërë karrierë në teatër. Në vitin 1945, ai filloi të punonte si projektues i vendosur në Teatro della Pergola të Firences dhe u përqendrua në teatër gjatë viteve 1950 dhe 1960.

Me kërkesën e Papës, në vitin 1970 Zeffirelli organizoi “Missa solemnis” për nder të 200 vjetorit të lindjes së Beethovenit. Filmi i tij i parë ishte adaptimi i Shekspirit, ‘Taming of the Shrew.’

Burimi: BBC 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture franco zeffirelli ndahet nga jeta regjisori italian franco zeffirelli ndahet nga jeta regjisori italian

Sondazh

Poll