Art&Argëtim

Kejsi publikon foton e parë pas lirimit të Stresit: Gjithë jetën ma ke ndryshuar me shikim të parë!

15 Qershor 2019, 13:45 Nga DOSJA
Kejsi publikon foton e parë pas lirimit të Stresit: Gjithë

Këngëtari i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është liruar dje nga Gjykata e Tiranës. Vendimi u dha në një seancë të zhvilluar pa praninë e mediave, ku togat e zeza e pranauan kërkesën e këngëtarit për lirim. (Lexo këtu)

Në ditën e parë jashtë qelisë, Stresi feston 33-vjetorin. Keisi ka bërë urimin më të veçantë për bashkëshortin e saj, për të cilin shprehet se i ka ndryshuar jetën që prej fillimit. Ajo shprehet se dhurata më e bukur që ka marrë ka qenë lirimi i tij.

“Pasuri gëzuar ditëlindjen! Nuk prisja për ditëlindjen tënde të merrja unë dhuratën e shtrenjtë! Zoti të ndriçoftë çdo hap që hedh në jetë dhe të plotësoftë çdo dëshirë! Kurrë mos u dorëzo! Ke qenë je dhe to të jesh përjetësisht my bad boy for life, që gjithë jetën ma ke ndryshuar që me shikim të parë!”- shkruan Kejsi në postimin e saj në Instastories.

Stresi ra në prangat e Policisë në 17 tetor të vitit të kaluar, teksa ai ishte në një hotel në Linzë. Sipas uniformave blu ai ishte në shoqërinë e një femre, identiteti i të cilës nuk u bë publik kurrë. Në ato kohë u hodhën dyshime se ai mund të kishte tradhtuar dhe të dashurën e tij Kejsi, por këto zëra u shuan nga vet partnerja e tij. Policia në njoftimin e asaj kohe bënte me dije se arrestimi erdhi pasi emri dhe zëri i Stresit kishte dal në disa përgjime të grupit të “Bajrave”.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj kejsi lushaj stresi arkimed lushaj kejsi lushaj stresi

Sondazh

Poll