Art&Argëtim

17 vite më parë i dhanë “zemrën” njëri-tjetrin, Orinda Huta flet për Flori Mumajesin: Pata fatin të kisha…

15 Qershor 2019, 13:59 Nga DOSJA
17 vite më parë i dhanë “zemrën”

Orinda Huta, është një nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar. Megjithëse në vitet e fundit ajo njihet më shumë si moderatore, bukuroshja bjonde është e paharruar për publikun shqiptar për këngët të cilat realizoi plot 17 vite më parë.

Huta, në bashkëpunim me Flori Mumajesin realizoi këngën “Tani e di”, të cilën e ka kujtuar edhe së fundmi.

Dyshja është përfolur për një lidhje dashurie, e cila sipas thashethemeve të kohës nuk përfundoi aspak mirë. Por kjo duket se ka mbetur pas në kohë.

E ftuar në “Mirage”, Orinda Huta tha se Mumajesi i dha një mundësi të artë për të bërë një këngë, pavarësisht se nuk kishte mundësi financiare.

‘Pata shansin dhe fatin të kisha një superkëngë nga Flori, siç është ‘Tani e di’, që edhe sot e kësaj dite nuk ka njeri që nuk e këndon’, tha Orinda.

Orinda Huta, është e martuar prej disa kohësh me këngëtarin dhe moderatorin e njohur Turjan Hyska. Çifti është një nga dyshet më të dashura të showbizz-it shqiptar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz flori mumajesi orinda huta flori mumajesi orinda huta

Sondazh

Poll