Art&Argëtim

Krusita: Në Shqipëri bëhesh i famshëm shumë lehtë, mjafton të ekspozosh hiret

9 Nëntor 2021, 12:51 Nga DOSJA

TIRANË– Këngëtarja shqiptare Krusita është shprehur se është shumë e lehtë për të bërë e famshme në Shqipëri. Në një intervistë të dhënë për ‘Bordo’ ajo deklaroi se mjafton që një vajzë të tregojë hiret e saj e në këtë formë do të bëhet e famshme. Krusita ka treguar se ka refuzuar bashkëpunime me marka të ndryshme pasi dëshiron të jetë e njohur për atë që di të bëjë më mirë.

“Në vendin tonë është shumë e lehtë të bëhesh e famshme edhe pa bërë asgjë në jetë.Mjafton të kesh hiret, të menaxhosh mirë faqen e Instagramit dhe ‘voila’ mbledh aty mijëra ndjekës.Bëhesh tërheqëse për brende të ndryshme, të cilët të zgjedhin për t’u bërë imazh apo për t’u reklamuar produktin. Por kjo nuk është fama që unë kërkoj. Kam shumë ndjekës në Instagram, kam refuzuar bashkëpunime me brande të ndryshme dhe kjo ka qenë zgjedhja ime. Unë dua të jem e famshme për atë që di të bëj mirë”, ka thënë ajo.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz ekspozimi industria muzikore kengetaret ne shqiperi krusita tirane ekspozimi industria muzikore kengetaret ne shqiperi krusita tirane

Sondazh

Poll