Aktualitet

‘Kalo e na sill plaçkën’/ Vendosën gjobë, Manja: Pranga inspektorëve të AKU në Fier

9 Nëntor 2021, 11:44 Nga DOSJA
‘Kalo e na sill plaçkën’/ Vendosën gjobë,

TIRANË- Njësia anti-korrupsion ka nisur sot nga puna me vendosjen para drejtësisë së dy inspektorëve të autortitetit Kombëtar të Ushqimit në qytetin e Fierit. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë në një konferencë për shtyp, duke bërë me dije se inspektorët ishin filmuar dhe më pas denoncuar nga qytetari, të cilit i kishin kërkuar ryshfet. Me kodet: Do kalosh të na sjellësh atë plaçkën, ata kërkonin pjesën e tyre të parave, duke u bërë kështu edhe subjekti i drejtësisë.

Ndërkohë që Manja njoftoi se ka kallëzuar penalisht dhe drejtorin e tyre, duke sqaruar se nuk e akuzonte për bashkëpunim, por se çdo epror duhet që të ketë dijeni lidhur me lëvizjet e punonjësve të tij. Tashmë inspektorët po hetohen nga prokuroria e posaçme, SPAK, por Manja ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që t’i testojnë duke denoncuar zyrtarë për shkeljet e tyre.

“Rasti i sotëm e kam ndarë nga të tjerët sepse lidhet me një qytetar që nuk ka pranuar që të japë ryshfet. Meriton mirënjohjen time është shembulli që duhet ndjekur ndaj të gjithë që të mos heshtin. Që u dërgojnë edhe fjalë; Kalo njëherë andej vëlla. Kalo dhe na sill atë plaçkën. Mos heshtni se heshtja është fitore për ta. Qytetari është vendosur nën presion nga disa inspektorë të AKU në Fier. Nuk ka opranuar të paguajë duke njoftuar njësinë anti-korrupsion. E sot gjobëvënësit do t’u duhet që të përballen me drejtësinë dhe më besoni që nuk do ta kenë të lehtë. Në kallzim do të vendoset edhe drejtuesi i tyre sepse nuk mund të bëjnë më të paditurin. Nuk po akuzoj se nuk janë domosdoshmërisht, por duhet që të marrin informacion për çdo gjobë dhe shkeljen e bërë. U bëj këtë thirrje qytetarëve që ankohen për mjekët, pyjet, legalizimet, për fatura për policinë dhe çdo lloj inspektoi në territor, kjo është një betejë që në mund ta fitojmë por nuk e fitojmë dot pa qytetarët. Duhet të jemi bashkë, pasi halli i njërit prej jush sot do të bëhet i tjetrit. Këto shushunja që fryhen me vulën e shteti dhe djersën e gjakun e qytetarëve. SPAK të vazhdojë me pjesë e hetimit. Nga sot qytetarët kanë një zë të tyren dhe që kontrollojnë shërbimet që ata kërkojnë,”-tha ndër të tjera Manja.

Megjthatë zgjodhi që të mos jepte asnjë detaj tjetër lidhur me aksionin, duke lënë të pazbuluar edhe emrat e punonjësve të AKU-së në Fier që do të duhet që të përballen me ligjin, duke i cilësuar si “taxhim Ymerë”. Mesa duket kjo është ‘arritja’ e parë e njësisë speciale anti-korrupsion, e cila me mbështetje të FBI dhe Guardia di Finanza, do të hetojë korrupsionin në të gjithë nivelin qeverisës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

A do të ekstradohet drejt Italisë “Zoti i drogës”? Manja: Do e diskutoj me italianët

‘Takimin tjetër e kemi për legalizimet’/ Manja: Nëse nuk iu përgjigjemi, kthehuni…

Njësia anti-korrupsion/ ‘Pse duhet t’ju besojmë?”, Manja: Më testoni, do marr masa!

Gafa epike e ministrit, Ulsi Manja ngatërron anonimatin me identitetin…

vijon…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike njesia antikorrupsion 9 nentor 2021 ulsi manja njesia antikorrupsion 9 nentor 2021 ulsi manja

Sondazh

Poll