Aktualitet

‘Shëndetësia’/ Manastirliu: Rritet ndihma ekonomike, rimbursimi i barnave (DEBATET)

9 Nëntor 2021, 14:36 Nga DOSJA
‘Shëndetësia’/ Manastirliu: Rritet ndihma ekonomike,

TIRANË– Në komisionin e Shëndetësisë, ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi buxhetin e 2022, për të cilin tha se do të rrisë ndihmën ekonomike për disa kategori të caktuara. Ajo u shpreh ditën e sotme se janë 70 mijë familje të cilat përfitojnë direkt nga ndihma ekonomike që jepet nga shteti, e se buxheti do të rrisë ndihmën ekonomike me 10 për qind, do trefishojë masën e ndihmës për jetimët, dhe grave të dhunuara e të trafikuara.

Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi ndër të tjera se financimi publik për shëndetësinë është rritur krahasuar me vitin 2013. Në skemën e rimbursimit të barnave, ajo tha se do të përfitojnë më shumë se 450 mijë qytetarë.

“Financimi publik për shëndetësinë është rritur vit pas viti. Në 2013 e gjetëm 40 e pak për qind financimin për shëndetësinë, sot e kemi 60 për qind. Jo vetëm që është rritur, por është dyfishuar krahasuar me vitin 2013. Qytetarët nga buxheti 2022 do përfitojnë sepse për të gjithë skemën e ribursimit të barnave, do të përfitojnë më shumë se 450 mijë qytetarë. Gjithë paketa anti-COVID, janë parashikaur në buxhetin 2022 brenda skemës së rimbursimit të barnave. Financimi publik për shëndetësinë është rritur. Sot është 63.5 mld lekë. “-tha Manastirliu.

Debatet ishin prezente gjatë gjithë orëve të transmetimit të Komisionit. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi akuzoi ministren se qeveria ka përfituar miliona para me checkup-et. Nuk munguan dhe paralajmërimet e saj për përjashtim për një nga anëtarët e Komisionit nga radhët e Partisë Socialiste.

Komisioni i Shëndetësisë do të mblidhet sërish ditën e nesërme në orën 10:00.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Të çojmë vullnetare në Gjermani’/ Deklarata e Manastirliut, Vokshi: Skandaloze!

Komisioni/Deputetja e PD:Sapo më telefonuan, pensionistët në Divjakë janë pa pension

‘Të përjashtoj!’/Debati me anëtaren e PS, Vokshi: Gjestet me mua mos i bëj!

‘Shpërthen’ Vokshi:Ju morët miliona me check-up! Je lodhur ee. Ministrja:Nuk di të..

‘Mos u bëj qesharake’/ Debat në komision, Manastirliu-Dumës: Bëhu serioze

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni i shendetesise 9 nentor 2021 ogerta manastirliu komisioni i shendetesise 9 nentor 2021 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll