Aktualitet

Merret VENDIMI! Naftëtarët do marrin përsëri pagë nga buxheti

9 Nëntor 2021, 13:52 Nga DOSJA
Merret VENDIMI! Naftëtarët do marrin përsëri pagë nga

TIRANË– Ministrja për Energjitikën, Belinda Balluku ka deklaruar se naftëtarët e Ballshit do të marrin pagë nga buxheti i shtetit edhe për dy vite të tjerë. E pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Balluku tha se është marrë një vendimqë të mbulohet nevoja e 830 naftëtarëve që janë në kushtet e papunësisë për shkak të mos funksionimit të rafinerisë së Ballshit.

Balluku shtoi se paga për secilin prej naftëtarëve do jetë 30 mijë lekë, pra pagë papunësie.

“Është marrë një vendim në Këshill të Ministrave që të mbulohet nevoja e naftëtarëve, e 830 naftëtarëve që janë në kushtet e papunësisë për shkak të mos funksionimit të rafinerisë së Ballshit, që dua të theksoj se është një entitet privat i privatizuar prej vitesh, por që shtetit duke ndjerë të gjithë peshën sociale i ka kompesuar vitin e kaluar dhe do i kompesoje edhe në buxhetin e 2022, me një shumë totale prej 300 mln lekësh, paga për secilin prej naftëtarëve do jetë 30 mijë lekë, pra pagë papunësie dhe numri i naftëtarëve është 830 naftëtarë. Në dijeninë time, duke qenë si cështje që ndiqet nga, është një përgjegjësi sociale e rëndësishme, nëse nuk do ketë zhvillime të tjera ne do marrim përsipër për të gjithë ata naftëtarë që nuk do punësohen diku gjetkë, edhe vitin 2023,”- tha Balluku.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike belinda balluku komisioni për veprimtaritë prodhuese belinda balluku komisioni për veprimtaritë prodhuese

Sondazh

Poll