Aktualitet

SPAK në Kadastër, akuza për tjetërsim prone. Sekuestro tokës në Gjirin e Lalëzit

9 Nëntor 2021, 09:40 Nga DOSJA
SPAK në Kadastër, akuza për tjetërsim prone. Sekuestro

DURRËS– Prokuroria e Posaçme ka ‘zbarkuar’ sot në Durrës, duke ushtruar kontrolle në Kadastrën e qytetit dhe në banesat e 7 punonjësve të këtij institucioni. Përmes një operacioni të befasishëm, SPAK ka ushtruar kontrolle në banesat e punonjësve të Kadastrës Vlash Brahja, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisander Xhizdari, Asllan Arapaj si dhe Ber Begeja. Por i përfshirë në aksion ka qenë ish-regjistruesi të këtij institucioni, Bedri Luku, i cili pasi është shoqëruar në polici është lënë i lirë. 

Mësohet se procedimi ka nisur në 2020 nga SPAK për falsifikim të pronave në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalzit. Zyrtarët e arrestuar po hetohen për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumentave dhe grupit të strukturuar kriminal. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një hetim të regjistruar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda në vitin 2019 dhe hetimet kanë vijuar më pas nga SPAK. Pas operacionit të kësaj të marte SPAK vendosi nën sekuestro 190 mijë metra katror tokë në zonën e Gjirit të Lalzit që nga hetimet rezultojnë të tjetërsuara.

(k.m/dosja.al)

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Aksioni i SPAK në Durrës!EMRAT e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve që iu kontrollua banesa

Aksioni i SPAK në Durrës! Sekuestrohet 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet agron bejdolli aksion tek kadastra ne durres altin haruni asllan arapaj bedri luku ber begeja durres lisander xhizdari spak ne kadastren e durresit vlash brahja agron bejdolli aksion tek kadastra ne durres altin haruni asllan arapaj bedri luku ber begeja durres lisander xhizdari spak ne kadastren e durresit vlash brahja

Sondazh

Poll