Aktualitet

Vritet një person me armë zjarri dhe plagoset një tjetër në Gjilan

8 Nëntor 2021, 21:43 Nga DOSJA
Vritet një person me armë zjarri dhe plagoset një tjetër

KOSOVË– Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarridhe një tjetër është plagosur me armë zjarri. Ngjarja a ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në qytetin e Gjilanit në Kosovë, në lagjen “Arbëria”. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

“Para gjysmë ore një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në lagjen Arbëria në Gjilan,”- ka thënë Azizi për Express.

Si viktima edhe i plagosuri janë të gjinisë mashkullore dhe në moshë të re, por ende nuk dihen detaje të tjera rreth tyre. Nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje, apo nëse ka pasur të arrestuar.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje në kosovë vrasje në kosovë

Sondazh

Poll