Aktualitet

FOTOT/ Gupet Alpiniste nga Kosova ngjitën majen e Shkelzenit në Tropojë

8 Nëntor 2021, 20:48 Nga DOSJA
FOTOT/ Gupet Alpiniste nga Kosova ngjitën majen e Shkelzenit në

TROPOJË- Grupet Alpiniste në Kosovë së bashku me grupet e tyre janë ngjitur në majën e Shkëlzenit në Tropojë. Në njoftimin e bërë për mediat, shkruhet se bukuritë e bjeshkëve të Nemuna i kanë stimuluar alpinistët që të vazhdonin të ngjiteshin në mal.

Njoftimi i plotë:

Pikënisja ishte fshati Kërrnajë, nga fshati është ndjekur shtegu i qafës së Radeshës duke vazhduar rrugëtimin nga shtigjet e braktisura të barinjëve e malësorëve nga kreshta veriore deri pranë qafës së Kurhalisë. Nga kreshta veriperëndimore ngjitet maja ikonike e Shkelzenit. Kurse kthimi u bë nga faqja jugore me zbritje direkte në drejtim të fshatit Kërrnajë. Ngjitja ishte sfiduese , bukuritë e bjeshkëve të Nemuna stimulojnë çdo hap të bërë, sytë e bjeshkatarëve shkëlqenin duke pasqyruar bukuritë e kullosave, kurse shpirti i tyre mbushej me frymëzimin e natyrës së bukur, duke medituar dhe kujtuar madhështinë e krijuesit!

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alpinistet nga kosova maja e shkelzenit tropoje alpinistet nga kosova maja e shkelzenit tropoje

Sondazh

Poll