Aktualitet

KUVENDI/ Rama: Akademitë e Barinjve janë në gjithë botën! Basha: Shkelet syri

8 Nëntor 2021, 16:16 Nga DOSJA
KUVENDI/ Rama: Akademitë e Barinjve janë në gjithë

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot aktiv normativ në buxhetin e vitit 2021 për eurobondin. Me 74 vota pro e 49 vota kundër, ky akt normativ mori dritën jeshile mes shumë debateve në Kuvend.  I pari që nisi debatet ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili përmendi foltoren e ish-kryeministrit Berisha, por përgjigjen e mori nga demokrati Arbi Agalliu. Vetë kreu i PD-së tha se po bëhen aleanca të fshehta kundër Vettingut të politikanëve, duke përmendur dhe një ‘shkelje syri’.

Vetë kryeministri Edi Rama komentoi edhe situatën në Partinë Demokratike teksa shtoi se kjo parti është bërë si një zog dykrenar, që në këtë rast, sipas tij nuk është shqiponja. Opozita kërkoi llogari dhe për Akademinë e Barinjve, por kryeministri Rama tha se të tilla ekzistojnë në të gjithë botën.

Rama ironizoi dhe deputetët e maxhorancës teksa tha se Akademi ka për shumë gjëra, përveçse për poezinë që është si të të vijë, duke prekur kështu drejtpërdrejt shkrimtaren Futura Açka. Kjo e fundit mori fjalën dhe i kërkoi Ramës të mos merrej me gjëra personale. Referuar të njëjtit debat, edhe deputetja Grida Duma kërkoi që kryeparlamentarja Lindita Nikolla t’ja hiqte fjalën Ramës në momentin që përçmonte profesionet e opozitarëve.

Përsa i përket borxhit publik, kryeministri tha se kishte arritur në atë nivel për shkak të tërmetit e pandemisë. Ai bëri një krahasim me kohën e qeverisjes nga Partia Demokratike, teksa tha se PD e la borxhin publik 74% kur nuk kishte as epidemi dhe as tërmet. Këto dy ngjarje, Rama i konsideroi të rëndësishme për të marrë tjetër borxh.

Sot u bë dhe shtyrja për në seancën tjetër ngritja e komisionit  të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore gjë që u propozua nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FOTOT/ Çfarë nuk u pa nga seanca plenare, qeshja e Ramës dhe bisedat mes Ministreve

Korreshi: Ligji për bashkëqeverisje është si papuçe leshi e veshur në behar

Kuvendi miraton ndyshimet për buxhetin 2021 për përballimin e krizës energjitike

“Është si të vjen”, Rama përmend poezitë, Açka: Mos u merr me gjëra personale!

Duma shpërthen ndaj Nikollës: E shihni Ramën si epror, ndaljani fjalën kur përçmon

Agalliu: Eurobondi është marrë më i shtrenjt se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Rama-opozitës: Unë për ju vij këtu, se për shqiptarët…

Akademia e barinjve, Rama: Ka në të gjithë botën! Boll folët e qeshët vetë

Rama: Pandemia dhe tërmeti na shtynë të marim borxh

Nisma e propozuar nga Mediu, Rama: Jam i gatshëm të marr pjesë

Balla i përmend Bashës ‘foltoren’, Agalliu: Mos na bëj ironira këtu!

“50% e shqiptarëve në rrezikun e varfërisë”/ Basha: Vettingu në politikë, zgjidhje

Shtyhet ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll