Art&Argëtim

Xhirimet e filmit ‘Rust’/ Operatorin e pickon merimanga, rrezikon amputimin e krahut

7 Nëntor 2021, 18:44 Nga DOSJA
Xhirimet e filmit ‘Rust’/ Operatorin e pickon merimanga, rrezikon

SHBA– Një anëtar i ekipit prodhues të filmit ‘Rust’ rrezikon humbjen e njërit prej krahëve pasi u pickua nga një merimangë helmuese. Ngjarja vjen vetëm disa javë pasi Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht me armë dhe vrau kinematografen Halyna Hutchins. Jason Miller, një operator llambash dhe montues tubash, po punonte për të mbyllur prodhimin e filmit, kur ai u pickua nga një merimangë helmuese tipike në Amerikën e Veriut. Brenda pak ditësh, Miller filloi të përjetonte simptoma të rënda, duke përfshirë nekrozën e krahut të tij, e cila ndodh kur qelizat vdesin.

“Ai është shtruar në spital dhe ka duruar operacione të shumta çdo ditë, ndërsa mjekët bëjnë çmos për të ndaluar infeksionin dhe për të shpëtuar krahun e tij nga amputimi. Do të jetë një rrugë shumë e gjatë drejt rikuperimit për Jason nëse ekipi mjekësor është në gjendje t’i shpëtojë krahun. Nëse në rrethanat më të këqija, ai humbet krahun e tij, kjo është një ngjarje që i ndryshon jetën dhe shkatërruese për Jason dhe familjen e tij,” thotë një faqe për mbledhjen e fondeve e krijuar për të paguar shpenzimet e kujdesit shëndetësor.

Një zëdhënës i producentëve të Rust, përfshirë Alec Baldëin, tha në një deklaratë nuk pranonin të komentonin anëtarët individualë të kastit dhe çështjet private të ekipit.  Seti i filmit western është mbyllur që kur Hutchins, 42 vjeç, vdiq më 21 tetor pasi Baldwin e drejtoi dhe qëlloi me një pistoletë Colt drejt saj teksa bënte prova për një skenë të filmit. Vetë Baldwin ka thënë se nuk ka gjasa që filmi me buxhet të ulët të përfundojë ndonjëherë.

Burimi: Daily Mail

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin jason miller picikimi i merimanges tragjedi ne filmin rust alec baldwin jason miller picikimi i merimanges tragjedi ne filmin rust

Sondazh

Poll